Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ekskluzive. Sinani tregon nënshtetësinë e djalit dhe dhuratën që i bëri Andrrës kur Ansi erdhi në jetë.

May 25
14:37 2016

Një nga çiftet më të njohura në Shqipëri është bekuar sot me një djalë.
Bëhet fjalë për Sinan Hoxhën dhe Andrra Destanin, të cilët kanë pritur sot fëmijën e tyre të parë. Lajmi është bërë i ditur nga Andrra dhe Sinani, të cilët kanë postuar një foto në Instagram bashkë me të sapolindurin.

Blitz.al kontaktoi me vetë Sinanin, i cili u shpreh tepër i lumtur për lindjen e djalit:
“Jam shumë i lumtur për lindjen e djalit. Djali quhet Ansi dhe është një emër i formuar nga bashkimi i emrit tim dhe Andrrës. Përvec kësaj, donim që të ishte një emër shqiptar dhe me një domethënie të caktuar”, – tha Sinani për Blitz.al. Ai shtoi gjithashtu se Ansi ka lindur në orët e para të mëngjesit, në 2:16, dhe plot 4kg e 800gram.

Pyetjes se nëse do ta sjellë vogëlushin në Shqipëri, këngëtari është shprehur: “Ansi do të ndiqet nga klinika gjermane, në të cilën edhe ka lindur, dhe për 3 muaj nuk do të lëvizë jashtë Gjermanisë sepse ai zotëron nënshtetësi gjermane dhe ne duhet të respektojmë ligjet këtu.”

“Andrra, unë dhe familjet tona jemi shumë të lumtur me ardhjen në jetë të Ansit. Sigurisht, sic e do edhe tradita, Andrrës i bëra një dhuratë: orën që ka pasur gjithmonë fiksim (Rolex)”, – u shpreh këngëtari.

Neve s’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë jetë të gjatë Ansit të vogël.

Ndjenja me e bukur ne bote! Pa fjale…❤️

A photo posted by Sinan Hoxha (@sinanhoxha_) on

Etiketimet
Shperndaje