Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Silva Gunbardhi rikthehet me një lutje: Mos më harro!

(Ekskluzive) Silva Gunbardhi rikthehet me një lutje: Mos më harro!
November 03
14:59 2016

Silva Gunbardhi, pas suksesit të padiskutueshëm të “Të ka lali shpirt”, këngës më të klikuar shqiptare, iu gëzua ardhjes në jetë të djalit të saj. Ajo dhe partneri i saj, Dafi, sollën në jetë fëmijën e tyre të parë, Dalvi. Që prej lindjes së vogëlushit, Silva ka zgjedhur t’ia dedikojë kohën e saj të birit. Megjithatë, pas dy vitesh mungesë, këngëtarja ka vendosur t’i rikthehet muzikës. Blitz.al ka kontaktuar me këngëtaren për të zbuluar diçka më shumë rreth klipit më të ri, i cili do të lançohesh shumë shpejt. Silva ka treguar disa detaje interesante rreth klipit dhe zbulon se bëhet fjalë për një këngë ritmike.

“Unë vij pas dy vitesh pauze në muzikë. Xhirimet e klipit kanë përfunduar tashmë dhe është duke u punuar në montazh. Kam zgjedhur një vend, një veshje. Kam vendosur të mos bëj sajesa apo paradë me veshjet”,- është shprehur Gunbardhi për Blitz.al.

Sakaq, ajo na ka rrëfyer se kënga ka një mesazh shumë domethënës e kuptimplotë, duke na zbuluar kështu edhe titullin.

“Kënga ka një mesazh shumë domethënës për mua: Mos më harro!”- ka thënë Silva.

Ky do të jetë pa diskutim një rikthim i bujshëm i këngëtares, e cila mund të themi plotësisht se gëzon sukses përtej kufijve të Shqipërisë./Blitz.al/

silva-gunbardhi

Komento
Shperndaje