Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Rozana Radi tani edhe prezantuese

(Ekskluzive) Rozana Radi tani edhe prezantuese
July 02
18:19 2016

Në 4 korrik do të zhvillohet në Lezhë “Miss Shqipëria 2016”. Janë dhënë disa detaje përsa i përket të ftuarve por Blitz.al ka zbuluar diçka më tepër rreth asaj që do të ndodhë në prezantimin e spektaklit. Enkel Demi këtë edicion do të ketë në krah Rozana Radin dhe jo thjesht si bashkë prezantuese. Për herë të parë do të shohim pak “Sanremo” në një spektakël shqiptar përsa i përket prezantimit. Një aktore që sjell një stil ndryshe, larg atyre që jemi mësuar të shohim deri tani.

Rozi do të imitojë disa personazhe shqiptarë gjatë moderimit. Vetem në fund të spektaklit do të dalë me fytyren me saj. Nuk e dimë ende se cilët do të jenë këta personazhe por nga organizatorët kemi mësuar se kanë qeshur shumë gjatë provave.

Pas pjesmarrjes në “Your Face sounds Familiar”, Rozi i tregoi publikut se ka shumë humor dhe është e aftë të imitojë këdo. Na mbetet të presim 4 Korrikun për të zbuluar se cilët personazhe do të prezantojnë me Enkel Demin, sigurisht “të veshur” nga humori i Rozana Radit.

Etiketimet
Shperndaje