Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Robert Berisha hedh poshtë dyshimet: “Nora nuk është shtatzënë!”

(Ekskluzive) Robert Berisha hedh poshtë dyshimet: “Nora nuk është shtatzënë!”
December 11
12:28 2017

Sot në media ka qarkulluar lajmi se Nora Istrefi mund të jetë në pritje të fëmijës së dytë. Këto aludime kanë filluar paraprakisht nga një video  e këngëtares në Instastory, ku veshja e saj tregon barkun paksa të rrumbullakosur.

A është Nora sërish shtatëzënë? Ka qenë kjo pyetja kryesore e paradites së sotme. Nisur nga kjo, Blitz.al ka kontaktuar me Robert Berishën, i cili e ka mohuar këtë lajm.

“Nora edhe kur ishte shtatzënë në muajin e 6-të nuk ka pasur kaq shumë bark. Është punë fustani!”- ka thënë Roberti ekskluzivisht për Blitz.al.

Pra, le të qetësohemi, Nora nuk është në pritje të ëmbël, thjesht veshja e saj ka bërë të duket sikur trupi i këngëtares ka ndryshuar.

Nora dhe Roberti janë prindër të të voglës Renee… /Blitz.al/

Komento
Shperndaje