Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(EKSKLUZIVE) Reagon Ledion Liço pas pushimit nga puna të autores Hasani

(EKSKLUZIVE) Reagon Ledion Liço pas pushimit nga puna të autores Hasani
April 09
12:52 2016

 

 

Pas largimit  të autores së programit “The Voice Of Albania”, Zefina Hasani, si pasojë e një debati lidhur me performancën e Ledri Vulajt mbrëmjen e kaluar (lexo këtu), Blitz.al ka kontaktuar me moderatorin e spektaklit, Ledion Liço, për më shumë detaje rreth asaj që ka ndodhur.

Në prononcimin për Blitz.al ai shprehet: “Nuk kam koment për këtë gjë, është thjesht çështje shijesh prezenca e Ledrit në “The Voice”. Ajo që di unë është se autoren e kanë pushuar”. Liço e ka mbyllur deklaratën e tij duke i uruar Hasanit suksese të mëtejshme në jetë dhe më gjerë.

Zefina Hasani është e njohur për publikun si autore e disa prej spektakleve më të suksesshme në vend, duke filluar nga “Dancing with the stars Albania”, “Big Brother” e së fundmi “The Voice of Albania”.