Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Njihuni me tifozen shqiptare që çmendi internetin

June 13
16:48 2016

Foto e publikuar në BBC

Foto e publikuar në BBC
Picture 1 of 8

Pas bujës që pati ndeshja Shqipëri-Zvicër në mediat vendase dhe ndërkombëtare, diçka tjetër që prodhoi lajm ishin edhe pamjet filmike të kapura nga kamerat e stadiumit të tribunës me tifozë shqiptarë. Në këto pamje filmike u vu re një vajzë mjaft simpatike, video dhe fotot e së cilës u pasqyruan në faqet kryesore të disa mediave, duke treguar se ajo ishte një nga vajzat më të bukura që bënin tifo për skuadrën shqiptare dhe madje kamera e ka fokusuar disa herë.

Fotografinë e tifozes shqiptare e ka publikuar në Twitter edhe aktori Ken Barlow, i cili në momentin që Zvicra shënoi gol, tha: “Oh, Zvicra sapo shënoi. Bukuroshja shqiptare nuk do të jetë më e qeshur…”

Pas publikimit të fotos së bukuroshes edhe nga BBC, Blitz.al mundi të kontaktojë me tifozen simpatike për ta njohur pak më tepër. Ajo quhet Rudina Suti dhe jeton në Angli. Vajza është larguar nga Shqipëria që në moshë të vogël, rreth 7 vjeç por kjo nuk e ka bërë të harrojë origjinën dhe dashurinë ndaj Kombëtares. Rudina vetë na ka treguar se nuk është hera e parë që ajo e ndjek Kombëtaren nga afër e duke bërë tifozllëk. Bukuroshja në të kaluarën është marrë me modelim, ndërkohë që ka përfaqësuar Shqipërinë edhe në konkursin ndërkombëtar “Miss Earth 2008”. Karriera e saj në fakt nuk ka ndalur këtu, sepse pas përfundimit të dy universiteteve ajo është diplomuar për “Menaxhim marketingu” dhe “Biznes” ndërkohë që  aktualisht ajo punon si  menaxhere eventesh të markave luksoze, si “Rolex”, “Cartier” etj. Mes të tjerash, Rudina organizon evente ku ftohen edhe pjesëtarë të familjes mbretërore në Angli, si dhe të tjerë personazhe publikë.

Vetë Rudina na premtoi se do të ndjekë nga afër Kombëtaren edhe në ndeshjen me Francën që do të luhet të mërkurën në orën 21:00. Nëse kamerat do ta fokusojnë sërish, ju tanimë do të dini diçka më shumë nga Rudina, sepse nga sa vumë re ne, ajo nuk është vetëm e bukur.

Komento
Shperndaje