Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) “Nëntori” i Arilenës kalon kufijtë, këngëtarja firmos kontratë me labelin ndërkombëtar

(Ekskluzive) “Nëntori” i Arilenës kalon kufijtë, këngëtarja firmos kontratë me labelin ndërkombëtar
January 25
19:48 2017

“Nëntori” i Arilena Arës mund të cilësohet si një baladë e trishtë, por është një këngë që i ka sjellë këngëtares shumë sukses jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit.

Burime pranë këngëtares tregojnë për Blitz.al se fituesja e “X-Factor” ka firmosur disa ditë më parë një kontratë me një prej shtëpive më të mëdha diskografike në botë, të cilën do ta zbulojmë në ditët në vijim.

Por Blitz.al ka mësuar gjithashtu që “Nëntori” po transmetohet në radiot kryesore të disa shteteve si Turqi, Francë, Rusi…

Kjo këngë është luajtur së fundmi gjatë ndeshjes Inter-Palermo dhe në aktivitete të tjera sportive. Për më shumë ndiqni videot e mëposhtme…

Suksese Arilena!

Komento
Shperndaje