Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Mungoi në koncertin e Irmës dhe të ‘DIVA”-ve: Zbulohet arsyeja e mungesës së Eranda Libohovës!

(Ekskluzive) Mungoi në koncertin e Irmës dhe të ‘DIVA”-ve: Zbulohet arsyeja e mungesës së Eranda Libohovës!
May 18
15:34 2018

 

Mbrëmjen e të mërkurës, në Pallatin e Kongreseve u ngjitën Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima duke dhënë një koncert si asnjëherë më parë.

Katër emra që rrallë herë i shohim bashkë në një organizim të tillë arritën të tërhiqnin dashamirës të muzikës së tyre, gazetarë, personazhe publik, artistë etj, në një sallë të vetme.

Ajo që na bëri të gjithëve përshtypje ishte mungesa në publik e motrës, krahut të djathtë të Irmës dhe këngëtares së njohur, Eranda Libohova. Kjo sepse nata e 16 majit ishte mjaft e rëndësishme për të motrën dhe kurrësesi nuk mund të mungonte.

Ama, askush nuk e pa Erandën në publik apo të reklamonte koncertin e “DIVA”-ve.

Blitz.al ka mësuar nga burime pranë artistëve se arsyeja e mungesës së Erandës është fakti se kjo e fundit është diskutuar për të qenë pjesë e këtij koncerti duke zëvendësuar Enedën ose Besën. Por refuzimi nga ana e organizatorëve ka sjellë në pakënaqësi te këngëtarja e njohur e si rrjedhojë u distancua.

Madje, edhe në Instagramin e saj nuk do të mund të gjejmë një postim për të mbështetur vajzat apo edhe vetë Irmën.

Nuk e dimë nëse kjo është arsyeja e vërtetë e mungesës së Erandës në koncert sepse në fund, e vërteta qëndron te protagonistët e historisë. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje