Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Menaxheri i “Babastars” konfirmon lajmin: “Po, Cozman…”

(Ekskluzive) Menaxheri i “Babastars” konfirmon lajmin: “Po, Cozman…”
October 24
10:56 2016

Blitz.al ka kontaktuar me menaxherin e “Babastars” lidhur me një projekt të ri që do të mbajë vulën e këtij labeli. Bëhet fjalë për një bashkëpunim midis dy prej këngëtarëve më të pëlqyer të “Babastars”, Skivi dhe Cozman, të cilët së fundi janë parë shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ky lajm i një bashkëpunimi të mundshëm ka qarkulluar në portale dhe rrjete sociale mirëpo nuk është konfirmuar asnjëherë zyrtarisht.

Por menaxheri i “Babastars”, Dekori (Dekorim Sahiti), i kontaktuar nga Blitz.al e ka konfirmuar këtë bashkëpunim duke thënë se në fakt bëhet fjalë për një “remix” që do të këndohet nga Cozman dhe Skivi. “Po, Cozman dhe Skivi do të kenë një bashkëpunim me njëri-tjetrin”, – ka thënë ai.

Ndërsa kur e pyetëm se çfarë mund të na thotë diçka më tepër për lajmin e shtatzënisë së Tunës nga lidhja me Cozman, që është përfolur shumë gjatë fundjavës që kaloi,  menaxheri nuk ka dashur të prononcohet. Megjithatë, nga burime të Blitz.al pranë “Babastars” mbrëmjen e djeshme, u tha se shtatzënia e Tunës  është vetëm e supozuar nga mediat pasi nuk ka asgjë të vërtetë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje