Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Martin Garrix braktis Tiranën për Prishtinën?

(Ekskluzive) Martin Garrix braktis Tiranën për Prishtinën?
June 18
14:32 2018

 

Në fillim të pranverës, Bashkia e Tiranës bëri me dije se vera e këtij viti do të ishte një nga stinët më të zjarrta që kryeqyteti ka përjetuar ndonjëherë.

Ermal Meta, Rita Ora, Daddy Yanke dhe Enrique Iglesias do të ishin disa nga emrat që do të ngjiteshin në sheshin për të mbajtur koncerte që do të mblidhnin në kryeqytet mijëra qytetarë.

Një nga emrat që u përfol se do të vinte në Tiranë ishte edhe ai i dj të njohur Martin Garrix.

Ama, duket se planet kanë ndryshuar!

Blitz.al ka mësuar se një nga emrat që pritet të konfirmohet për raundin e tretë të Sunny Hill Festival në Prishtinë është ai i dj të njohur ndërkombëtar – Martin Garrix.

Ndërkohë, data 12 gusht është nga të paktat data të lira të Garrix dhe menjëherë pas datës 12 ai do të performojë në Itali, ç’ka i përforcon akoma më shumë zërat për ardhjen e Garrix.

Duket se të gjitha fansat e DJ duhet të lëvizin drejt Prishtinës për të parë Martinin.

Gjithsesi, konfirmimi pritet nga ana e organizatorëve, të cilët me siguri do ta konfirmojnë në një deklaratë të dytë për shtyp.

Datat 10-11-12 gusht do të mbledhin në Prishtinë disa nga emrat më të njohur vendas dhe të huaj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje