Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Majk: Dashuroj njëlloj si në këngët e mia…

(Ekskluzive) Majk: Dashuroj njëlloj si në këngët e mia…
November 12
16:45 2016

Reperi i njohur Majk i ka dedikuar shumë këngë dashurisë. Madje nga tekstet e këngëve të tij ai duket shumë i dashuruar.

Ndarja e tij nga e dashura ka bërë mjaft bujë, ndaj, duke marrë shkas nga kjo, Blitz.al ka kontaktuar me reperin e suksesshëm kosovar për të marrë vesh se kujt i dedikohen këngët e tij dhe a është Majk po aq i dashuruar edhe në jetën reale.

“Këngët i bëj gjithmonë për vete. Inspirohem nga jeta ime dhe gjërat që më ndodhin ose që më rrethojnë, ato nuk i dedikohen askujt sepse nëse do të kisha bërë një dedikim në këngët e mia do të kisha përmendur emër”,- ka thënë ai, duke nënkuptuar se shkruan çfarë ndjen, por nuk ia dedikon tekstet një personi special.

Më tej, reperi tregon për Blitz.al se të dashurosh është gjë e bukur e të shkruash për dashurinë është akoma më e bukur.

“Të gjitha tekstet i shkruaj vetë dhe normale që i ndiej ndryshe, domethënë unë dashuroj njëlloj si në këngët e mia”,- ka përfunduar ai./Blitz.al/

Komento
Shperndaje