Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Luana Vjollca nuk heq dorë nga “Pa Limit”. Zbulohet formati i ri ku do ta shihni

(Ekskluzive) Luana Vjollca nuk heq dorë nga “Pa Limit”. Zbulohet formati i ri ku do ta shihni
October 21
16:51 2017

Pak javë më parë Top Channel publikoi spotin prezantues të projektit i cili do të shfaqet shumë shpejt në ekranin e këtij televizioni, një program i ri i cili i është besuar moderatores Luana Vjollca. Në videon e publikuar shihej vetëm Luana gjatë një seti fotografik dhe përmes spotit paralajmëroheshin ndjekësit se të shtunave “nuk do të shihnin asgjë tjetër”.

Uhh na na e..💥 Takohemi te shtunave ne Top Channel @topchannelalbania Shume shpejt.. #surprise ✨✨✨

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on


Ndërkohë që shumëkush prej publikut është bërë kurioz se çfarë formati do të jetë ky të cilit do i besohet mbrëmja e së shtunës, Blitz.al ka mësuar se sërish Luana Vjollca duket se nuk ka hequr dorë nga programi i lojërave.

Burime për Blitz.al janë shprehur se Luana do të drejtojë një program i cili do të bazohet mbi lojëra të cilat do të zhvillohen me personazhe të njohur VIP, pothuajse e njëjta tematikë  e përafërt me formulën e “Pa Limit”.

Ndërkohë që thashethemet kanë qenë të shumta mbi këtë program, duket se Luana do të vijë me një format të familjarizuar për të, por që sigurisht do të ketë shumë surpriza./Blitz.al/

Shperndaje