Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Lindon Berisha mohon largimin nga labeli i Adrian Gaxhës

(Ekskluzive) Lindon Berisha mohon largimin nga labeli i Adrian Gaxhës
October 27
17:25 2016

Lindon Berisha fillimisht ka bashkëpunuar me Adrian Gaxhën dhe Florjanin duke prezantuar këngët “Kalle”, “Syn”, “Money”. Më pas, ai pati mjaft sukses me këngën “Summer luv”, të cilën e publikoi këtë verë dhe shumë shpejt u bë pjesë e këngëtarëve më të pëlqyer të sezonit veror.

Këngëtari u njoh si pjesëtar i labelit “Brick Records”, ku bëjnë pjesë Adrian Gaxha dhe Florjani. Kohët e fundit është përfolur se Lindoni është larguar nga labeli dhe kjo është arsyeja pse ai nuk ka sjellë një tjetër bashkëpunim me Gaxhën ose Florjanin.

Blitz.al ka kontaktuar me Lindon Berishën, i cili e ka mohuar lajmin që po qarkullon prej kohësh.

“Unë jam tërhequr përkohësisht nga disa aktivitete, siç janë për shembull koncertet. Mirëpo vazhdoj të merrem me punët tona në studio dhe jam duke punuar për tekste të ndryshme”, – ka thënë ai.

Pavarësisht aludimeve të shumta, Lindon vazhdon të jetë pjesë e kompanisë “Brick Records”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje