Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Linda Rei tregon të vërtetën e largimit: “Çdo fjalë bëhet në prova, kur del nga skenari të fikin mikrofonin!” 

(Ekskluzive) Linda Rei tregon të vërtetën e largimit: “Çdo fjalë bëhet në prova, kur del nga skenari të fikin mikrofonin!” 
October 01
09:13 2017

Një nga lajmet më të bujshme në portalet shqiptare këto ditët e fundit ka qenë largimi i Linda Reit nga emisioni ku ajo aktualisht po merrte pjesë, ‘Dance with me’.

Lajmi fillimisht u bë me dije nga Revista Class ku thuhej se arsyeja kryesore për këtë vendim të Lindës ishte se nuk e pranonte dot gjithe presionin e krijuar si mediatikisht ashtu edhe në jetën e përditshme. Megjithatë ne të Blitz.al vendosëm të kontaktonim me vetë Lindën në mënyrë që ajo të sqaronte gjithçka për publikun në mënyrën se si ajo dëshrion.

Këto fjalë dhe këtë mendim e kanë marrë ata vetë. E vërteta është që fajin e ka të gjithë Vera dhe Popi që nuk i japin rëndësinë e duhur personazheve që kanë disa pretendime, ndoshta për produksionin kushtoja shumë për tu përballuar por në Itali që nuk jam VIP, jetoj shumë më mirë se sa jeta që bëja atje si VIP. Pa kushte për ndonjë kujdesje, edhe ujin që kushton shumë pak duhet ta blija nga xhepi im. Nuk është asgjë sërish, por e kam të gjithën tek principi. Ishte e papranueshme të haja vetëm mish derri ose pule dhe sallatë çdo darkë me një buxhet 15 euro që kishin caktuar, nuk e kaloje dot. Nuk kërkova gjëra luksi por thjesht zonja Vera nuk ha çdo ditë për gati 4 muaj, tre gjëra dhe normalisht nuk jam ndjerë aspak mirë sepse unë në 5 javë në Shqipëri kam harhuar 2500 euro nga vetja për të jetuar ashtu siç jam mësuar unë. Sakrificën si në kohën e komunizmit lidhur me ushqimin dhe jetesën nuk kisha pse ta përjetoja unë!” – është shprehur Linda ekskluzivisht për Blitz.al shumë e revoltuar për mënyrën se si produksioni është kujdesur për personazhet që marrin pjesë.

Ndërkohë përsa i përket puntatave ‘live’ ajo ka dhënë sërish edhe aty arsye për tu larguar: “Kam ikur sepse nuk është në nivelin tim ajo që po bëja dhe sidomos live. Jo pra, se çdo fjalë bëhej gati në prova dhe kur doje të thojë diçka që ata nuk e dinin ose nuk e prisnin të mbyllinin mikrofonin. Donin të nxehnin Bertin por mua nuk më intereson të zihem ose t’i kundërvihem atij sepse gjithçka e thotë për spektakël. Ai është aty për atë punë dhe paguhet për të bërë sherr! Nëse do thoshte diçka nga vetja e tij që të më prekte do reagoja por kështu jo…” – ka përfunduar rrëfimin e saj për Blitz.al, Linda Rei.

Sidoqoftë besojmë se për ata persona që e kanë ndjekur dhe e kanë vlerësuar në këtë pjesëmarrje, Linda është kënaqur dhe mesazhet që ajo ka dashur të përcejllë në atë spektakël i kanë kaluar publikut, i cili tashmë ka arritur ta dojë si personazh të njohur dhe me siguri presin një dalje tjetër publike nga ajo sepse fakti që është e hapur dhe e sinqertë në intervista përcillet mjaft pozitivisht. /Blitz.al/

Shperndaje