Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Ledion Liço i përgjigjet Noizy-t!

June 25
10:33 2016

Përveç komenteve mbi performancat dhe çmimet e ndara dje në “Top Music Awards”, një gjë tjetër që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe portaleve online ishte një “konflikt në distancë” mes Ledion Liços dhe këngëtarit Noizy, pasi Ledioni thumboi këtë të fundit gjatë nisjes së eventit, ndërkohë që Noizy nuk e la me kaq duke ofenduar Liçon në një postim në Instagram (Lexo ketu).

Duke qenë se Ledioni ishte gjithë kohës i angazhuar në moderimin e eventit, nuk pati një reagim nga ana e tij ndaj ofendimeve të reperit, ndaj për të marrë vesh se çfarë mendonte Ledioni për këtë situatë, Blitz.al arriti t’i marrë atij një prononcim pak minuta pas mbylljes së ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

I pyetur nga ne se çfarë komenti ka për postimin e Noizy-t që po qarkullonte kudo nëpër rrjete sociale, Liço u përgjigj: “Nuk kam asnjë koment për këtë. Njerëzit janë të lirë në faqet e tyre në Instagram apo Facebook…”. Ndërkohë, pyetjes së Blitz.al se pse mund të ketë reaguar Noizy në këtë mënyrë, Ledioni iu përgjigj: “Varet se si është ndierë në atë moment, por unë nuk kam asnjë marrëdhënie personale me artistët, i dua dhe i pëlqej si profesionistë për atë që bëjnë…”.

Ndërkohë, pas këtij reagimi kundrejt postimit të Noizy-t, Ledion Liço na ka premtuar se kjo është hera e fundit që “Top Music Awards” zhvillohet në një sallë kaq të vogël pasi shumë njerëz kanë mbetur jashtë pa pasur mundësinë të marrin bileta. Ai është shprehur se vitin e ardhshëm eventi do të realizohet në një sallë që të mbajë minimalisht 10.000 njerëz, sepse natën e djeshme, për arsye edhe të skenografisë, rreth 1500 persona patën mundësinë ta ndiqnin nga afër eventin.

 

Komento
Shperndaje