Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Kujt i thonë “Bow Down” Enca dhe Noizy?

(Ekskluzive) Kujt i thonë “Bow Down” Enca dhe Noizy?
June 15
19:17 2016

Sezoni veror sapo ka mbërritur dhe si mund të mendohet një verë e nxehtë pa Encën & Noizyn?

Ata sapo kanë publikuar pak më parë këngën e shumëpritur, “Bow Down”. Kënga është tepër ritmike dhe është e duhura për t’u dëgjuar e kërcyer në club-e.

Klipi është i xhiruar në bregdet, nga ku Enca duket tepër në formë.

E kontaktuar nga Blitz.al, ajo ka treguar edhe shumë detaje rreth këngës, pasi siç ka deklaruar më parë, Enca është tekstshkruesja e “Bow Down”.

“Kënga ka qenë një projekt i menduar dhe ideuar shumë kohë më parë, por po prisnim kohën e duhur për ta konkretizuar”, – thotë Enca ekskluzivisht për Blitz.al. Ajo ka shtuar: ” ‘Bow Down’ vjen si një ‘Ne jena mbretër’ e dytë dhe përvec kësaj donim që ta bënim një projekt që lidhet me çdo mbështetës tonin dhe përvec kësaj, donim që kënga jonë t’i bënte njerëzit të lumtur dhe plot me pozitivitet për të vazhduar jetën, punën etj.”. Për ata që nuk e dinë, Enca është edhe tekstshkruesja e “Ne jena mbretër”.

Pyetjes se kush duhet të “përulet”, Enca i është përgjigjur: “Kënga i drejtohet të gjithë atyre që nuk janë me ne dhe që janë “në sulm” tërë kohës, por thelbi nuk është ky. Thelbi i këngës është marrëdhënia mes meje dhe Noizy-t si artistë, marrëdhënia mes nesh dhe mbeshtetësve tanë dhe marrëdhënia jone me ‘ata’, ‘të tjerët’. Por, kjo nuk do të thotë që askush tjetër nuk mund ta ndjejë apo ta këndojë këtë këngë apo edhe ta gjejë veten në “Bow Down”, përkundrazi, kjo këngë është bërë që të gjithë ta këndojnë dhe ta ndjejnë atë sikur kjo këngë të ishte bërë nga ata”.

Ajo e ka mbyllur duke falenderuar të gjithë mbështetësit e saj dhe duke i premtuar atyre akoma më shumë.

Shijojini dhe kërceni me ritmet e ‘Bow Down’

Shperndaje