Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Kompleti i florinjtë i përdorur në dasmën mbretërore i përket…

(Ekskluzive) Kompleti i florinjtë i përdorur në dasmën mbretërore i përket…
October 11
15:11 2016

Dasma e aktores Elia Zaharia dhe Princit Leka II është pritur me mjaft kuriozitet nga të gjithë. Çifti kurorëzoi në martesë lidhjen e tyre ditën e shtunë. Disa nga detajet më të rëndësishme të kësaj dasme duket se kanë qenë buqeta e luleve të nuses gjatë celebrimit dhe kompleti i florinjtë i lugëve dhe pirunëve që u përdorën në dasmë.

Burime të sigurta për Blitz.al kanë konfirmuar se kompleti i florinjtë, i përdorur në dasmën mbretërore, i përket Monika Kryemadhit. Deputetja e LSI- së dhe bashkëshorti i saj, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, nuk kanë munguar në këtë dasmë jo vetëm fizikisht, por edhe me anë të këtij detaji. Kompleti është vlerësuar si ndër elementet më të rëndësishme dhe i përshtatshëm për një dasmë mbretërore.

Dasma e dytë mbretërore në Shqipëri mblodhi shumë figura të njohura të ekranit shqiptar si dhe monarkë nga e gjithë bota./Blitz.al/

monika

Shperndaje