Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) “Klea on Top” – Ky është emisioni që do të rikthejë Klea Hutën në moderim!

(Ekskluzive) “Klea on Top” – Ky është emisioni që do të rikthejë Klea Hutën në moderim!
June 12
17:47 2018

 

Me siguri ju kishte marrë malli, por në sezonin e ri televiziv në shtator do të kemi mundësi të ndjekim çdo javë Klea Hutën në emisionin e saj më të ri.

Bëhet fjalë për një projekt me producent fotografin e njohur Artan Korenica dhe moderatore, Klean. Fillimisht, u përfol se drejtimi i emisionit i ishte besuar motrës së Dren Abazit, Rina, por duket se frerët e programit do t’i ketë vetë Klea.

Bëhet fjalë për një emision me 12 puntata e me 12 shqiptarë të famshëm në botë, të cilët do të hapin dyert e shtëpisë për Klean dhe stafin e saj.

Këngëtarja, aktorja dhe moderatorja do të hyjë në shtëpitë e vipave dhe me anë të pyetjeve të shkurtra, interesante e shpesh herë edhe funny, do të zbulojë mjaft të pathëna për jetën e këtyre personazheve

SHBA, Itali, Spanjë, Mbretëri e Bashkuar – janë disa prej vendeve ku do të udhëtojë stafi i programit dhe pjesë do të jenë disa emra mjaft të njohur si Emina Cunmulaj, Angela Martini, Ermonela Jaho… emrat e tjerë po i lëmë surprizë.

Mjaft emra që e kanë të vështirë të jenë pjesë e intervistave në Shqipëri, tashmë kanë mundësinë të jenë prezentë në publikun shqiptar me rrëfime dhe mjaft të pathëna për jetën dhe karrierën e tyre.

Duke qenë se kjo verë do të jetë mjaft e mbushur dhe me xhirime, ne i urojmë Kleas dhe stafit suksese dhe jemi të sigurtë që sezoni i ri televiziv në shtator do ta rikthejë Klean aty ku meriton të jetë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje