Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Klaudia Pepa si aromë…

(Ekskluzive) Klaudia Pepa si aromë…
September 30
19:51 2016

Klaudia Pepa prej muajsh tashmë ndodhet në Itali duke ndjekur karrierën e saj. Balerina e talentuar shqiptare së shpejti do të hapë akademinë e kërcimit “Klaudia Dance Academy” në shtetin fqinj, megjithatë ky nuk është projekti i saj i vetëm. Të gjithë ndoshta mendoni se bëhet fjalë për diçka që lidhet me kërcimin, por jo. Këtë herë Klaudia ka vendosur të na surprizojë të gjithëve duke prodhuar një parfum. Për Blitz.al ajo ka treguar se ky është një projekt të cilin e ka shumë për zemër.

“I kam pasion parfumet dhe jam e çmendur pas tyre”,- është shprehur Klaudia.

Ajo ka treguar më shumë detaje rreth këtij pasioni dhe idesë se si është konceptuar.

“Do të luhet mes shishes dhe aromës, që janë dy gjëra të ndryshme. Parfumi do të ketë një shishe feminile, elegante në formë dhe një aromë të fortë. Ky do të jetë një parfum vetëm për femra. Emrin do t’jua them pak më vonë”.

Duke ndjekur nga afër procedurën, Klaudia shfaqet e lumtur me këtë projekt të sajin, ashtu si dhe duket në fotot që na ka dërguar. Urojmë që parfumi i saj të jetë po aq tërheqës dhe “vullkan” njësoj si epiteti me të cilin i thërrasin si balerinë. /Blitz.al/

a1

a2

a3

 

Komento
Shperndaje