Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Klaudia Pepa rrëfen për herë të parë përballjen me Albi Nakon dhe Alba Hoxhën

(Ekskluzive) Klaudia Pepa rrëfen për herë të parë përballjen me Albi Nakon dhe Alba Hoxhën
December 07
15:17 2018

Balerina e njohur profesioniste Klaudia Pepa tashmë prej disa ditësh është rikthyer nga Italia në Shqipëri sepse u përzgjodh nga stafi së bashku me Bora Zemanin   të  prezantonin  edicionin e 20-të të “Kënga Magjike” në krah të Ardit Gjebreas.

Në një intervistë për emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës i cili  këtë javë i dedikohet krejtësisht spektaklit të “KM”   Klaudia është pyetur nëse është shkëmbyer koridoreve me ish-bashkëshortin e saj Albi Nakon dhe a kanë folur me njëri tjetrin?

Ajo  pa asnjë kompleks u përgjigj kështu: “Para ca ditësh ishte me grupin e baletit… me Albën. Erdhën të gjithë të më takonin. Erdhi edhe Albi edhe Alba, e u treguan shumë të mirë, i putha i përqafova.”

Koreografi Albi Nako dhe  balerina Alba Hoxha flitet se janë  në një marrëdhënie dashurie  me njëri-tjetrin  pas fotove nga udhëtimet e përbashkëta në disa vende të ndryshme.  Mënyra se si Klaudia është shprehur gjatë intervistës i përforcon edhe më shumë  zërat se tashmë ata janë bashkë.

Kujtojmë se Klaudia Pepa  dhe Alba Hoxha  ishin mikesha të ngushta.   Thuhet se ishte pikërisht kjo e fundit që u bë shkak për një prej ndarjeve më të bujshme siç ishte ajo e Albi Nakos dhe Klaudia Pepas. Për të mësuar më shumë se çfarë planesh ka balerina profesioniste e famshme tashmë edhe në Itali, ndiqni puntatën speciale të “Thumb” të shtunën në orën 17:00 në Abc News.

 

/Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje