Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Klaudia Pepa largohet nga “Amici”

(Ekskluzive) Klaudia Pepa largohet nga “Amici”
November 26
21:04 2016

Klaudia Pepa u kthye në kryetitull të lajmeve rozë kohët e fundit për shkak të setit nudo që pritet të publikohet shumë shpejt.
E ftuar në emisionin e së shtunës mbrëma, Pepa ka rrëfyer mjaft detaje interesante lidhur me setin fotografik dhe me karrierën e saj në Itali.
Klaudia ka treguar ekskluzivisht për “Thumb” se nuk është më pjesë e televizionit “Mediaset” dhe sigurisht as e spektaklit “Amici”.
“Detajet do t’i mësoni shumë shpejt, sepse dua t’i lë surprizë, por mund t’ju them se nuk jam më pjesë e “Mediaset”, por jam duke ndërruar kanal dhe program televiziv. Por do ta mësoni shumë shpejt”, – është shprehur Klaudia për “Thumb”.
Duke parë profilin e Klaudias në Instagram dhe postimin e saj disa ditë më parë, ku shfaqej pranë Milly Carlucci, ikonë  e Rai-t,  na lindin dyshimet se balerina e njohur shqiptare po përgatitet të kalojë te Rai, një nga platformat më të fuqishme në Itali e Eiropë. Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim.
Suksese Klaudia! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje