Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Kjo është e vërteta e anulimit të koncerteve të Encës për Vitin e Ri

(Ekskluzive) Kjo është e vërteta e anulimit të koncerteve të Encës për Vitin e Ri
December 30
20:34 2016

Mediat e shkruara kanë raportuar sot gjerësisht se deklarata e këngëtares Enca se anulimi i koncerteve të Vitit të Ri është bërë sepse ajo dëshiron të jetë pranë familjarëve të saj ka qenë një gënjeshtër, pasi në të vërtetë ajo thjesht ka pasur probleme me “club”-et në të cilat ishte përfolur se do të performonte.

Duke qenë se lajmi u shpërnda me shpejtësi dhe madje pati edhe aludime, Blitz.al ka kontaktuar me vetë menaxherin e Encës, i cili ka treguar ekskluzivisht për portalin tonë se asnjë nga këto lajme nuk është i vërtetë.

“Vetë “club”-i ku Enca do të performonte ka bërë një prononcim në Facebook ku sqaron të gjitha portalet që kanë aluduar se ne kemi bërë marrëveshje që Enca të mos performojë natën e ndërrimit të viteve për të qëndruar pranë familjes. Bashkë me Encën kemi vendosur kështu sepse me siguri ky do të jetë viti i fundit që ajo kalon pranë familjes këtë festë sepse vitin që vjen angazhimet janë të shumta dhe planet të mëdha”, – ka sqaruar menaxheri i Encës për Blitz.al, ndërkohë që ka shtuar se në fakt kanë qenë rreth 10 oferta për Encën për të performuar pikërisht  natën e ndërrimit të viteve.

15782591_10211286990121113_997379548_n

“Do të të tregoja edhe mesazhet ku na janë lutur shumë “club”-e, por kjo nuk është aspak etike…”, – ka përfunduar prononcimin e tij për Blitz.al menaxheri i këngëtares.

Siç duket, të gjitha këto lajme që u përhapën sot se Enca nuk ka pasur oferta dhe ka pasur probleme edhe me “club”-in në Zvicër ku do të performonte kanë qenë të gjitha të pabaza dhe aspak të vërtetuara nga burime të sigurta. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje