Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Këngëtari i “Kënga Magjike” dje humbi të atin por pas pak do të ngjitet të këndojë në skenën e Pallatit të Kongreseve

(Ekskluzive) Këngëtari i “Kënga Magjike” dje humbi të atin por pas pak do të ngjitet të këndojë në skenën e Pallatit të Kongreseve
December 06
20:57 2018

Një nga këngëtarët që do të ngjitet sot në skenën e “Kënga Magjike” ka humbur një njeri të shtrenjtë. Bëhet fjalë për Kreshnik Alikajn konkurrent në kategorinë ” New Artist” me këngën “Instagrami”.

Ditën e djeshme babai i tij është ndarë nga jeta, sot e kanë përcjellē pēr në banesën e fundit. Për pak minuta Kreshnikut do të ngjitet dhe të këndojë në skenë, të vijojë kujtimin edhe pse pesha emocionale është e madhe.

Ndoshta ka qenë  vetë dëshira e babait të tij që i biri të vazhdonte ëndrrën pavarësisht gjithçkaje, të performonte në skenën e Pallatit të Kongreseve sepse është mundësi që të jepet vetëm njëherë në jetë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje