Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Kelvi Kadilli lë In TV dhe TV Klan për Top Channel

(Ekskluzive) Kelvi Kadilli lë In TV dhe TV Klan për Top Channel
August 29
16:09 2017

Kohët e fundit, moderatorë të njohur kanë lëvizur nëpër televizione të ndryshme.  Duket se shtatori po vjen me ndryshime të mëdha në media, madje këto ndryshime kanë prekur edhe moderatorin e “Interview”, Kelvi Kadillin.

Rikujtojmë se Kelvi e ka nisur karrierën e tij në “In TV”, duke drejtuar emisionin “Interview”, i cili  u bë shumë i ndjekur. Por tani ai na jep lajmin se është larguar nga “In TV” për t’ju bashkuar stafit të “Top Channel”.

Blitz.al ka kontaktuar me vetë  moderatorin i cili ka dhënë lajmin për largimin e tij si dhe ka treguar se do të jetë një ndër moderatorët e “Top Select”. Por veç kësaj, me “Interview” ç’do të bëhet? Ai ka theksuar faktin se formati i emisionit të tij do të vazhdojë në “Top Channel”, por  do të ketë një tjetër emër.

Madje pas pranimit të kontratës së re me “Top Channel”, Kelvi ka hequr dorë nga spektakli i kërcimit “Dance with me”, në të cilin ishte zgjedhur si një ndër konkurrentët e këtij kasti.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë Kelvit suksese në rrugëtimin e ri./Blitz.al/

Komento
Shperndaje