Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Ish-banorja e “Big Brother” në pritje të ëmbël

(Ekskluzive) Ish-banorja e “Big Brother” në pritje të ëmbël
August 17
17:18 2017

Një tjetër ish-banore e “Big Brother” do të bëhet nënë. Nuk e dimë nëse ju kujtohet “Big Brother 5”, edicioni që kishte shumë banorë interesantë, si Ermal Merdani, Françeska Jaçe, Arbër Zeka etj.

Një nga personazhet e edicionit të atij viti ka qenë edhe Klaudia Veseli, e cila ishte në një lidhje me Erionin, si dhe u përfol më pas edhe për një histori dashurie me Metin, djalin simpatik nga Kosova.

No automatic alt text available.

Por me mbarimin e këtij “reality show”, Klaudia preferoi të mos ishte më në vëmendjen mediatike, madje pak kohë më parë mediat shkruan se ajo kishte nisur punë si stjuardesë në aeroportin e Tiranës.

Ndërsa Blitz.al ka mësuar se vajza simpatike është në pritje të fëmijës së saj të parë. Duke qenë se ajo është shumë e rezervuar për mediat nuk dihet nëse vogëlushi i përket gjinisë femër apo mashkull. Megjithatë, ne i urojmë Klaudias shtatzëni të mbarë! /Blitz.al

Shperndaje