Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Flor Binaj tashmë edhe moderator: Televizioni ku do t’a shohim nuk është Top Channel!

(Ekskluzive) Flor Binaj tashmë edhe moderator: Televizioni ku do t’a shohim nuk është Top Channel!
June 13
16:04 2018

Flor Binaj, ose siç rëndom e quajmë “polici i Portokallisë” duket se këtë verë ka vendosur të eksperimentojë dhe ta çojë karrierën e tij në një tjetër drejtim.

Siç e dimë, ditën e nesërme nis maratona një mujore e Kampionatit Botëror të Futbollit dhe të gjithë televizionet “kanë ndezur motorrët”  për të përdorur të gjitha asetet e tyre sportive në mënyrë që shikueshmërinë ta kenë të garantuar.

Sipas burimeve të Blitz.al, Flor Binaj do të zhvendoset në ekranin e “TVSH” këtë periudhë, ku së bashku me Hygerta Sakon dhe Erjona Sulejmanin e cila është ish bashkëshortja e futbollistit Blerim Xhemaili dhe ushtron profesionin si modele, do të drejtojnë emisionin kryesor të mbrëmjes në “TVSH”. Sigurisht emisioni do t’i dedikohet tërësisht ndeshjeve kryesore që në shumicën e rasteve janë ato të orës 21:00.

HYGERTA SAKO

ERJONA SULEJMANI

Të njëjtat burime për Blitz.al tregojnë se në fakt Flori nuk e ka lënë ekranin e “Top Channel”, pasi ky në “TVSH” është thjesht një projekt i momentit me një kontrate me afat të caktuar.

Përballë Florit, Hygertës dhe Erionës, në “Top Channel” do të jetë Eduard Manushi, i cili përgjatë gjithë muajit do të drejtojë emisionin kryesor sportiv. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje