Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Flet parukiere Merita: “Janë shpifje. Do t’ia lë të gjitha drejtësisë!”

(Ekskluzive) Flet parukiere Merita: “Janë shpifje. Do t’ia lë të gjitha drejtësisë!”
July 29
22:38 2016

Kryefjalë e ngjarjeve të kësaj jave ishte incidenti që ndodhi në një nga sallonet e bukurisë në kryeqytet, “Merita”.

Në rrjetet sociale e më pas në portale të ndryshme u publikua një video, ku një vajzë e re nxirret nga salloni në fjalë dhe dhunohet nga persona të paidentifikuar në trotuar.

Më pas, u publikuan edhe disa mesazhe ku akuzohej drejtuesja e këtij salloni, Merita Merja, për mungesë profesionalizmi, shfrytëzim dhe prostitucion.

Blitz.al kontaktoi me zonjën në fjalë dhe ka arritur të marrë një prononcim prej saj lidhur me këtë ngjarje.

“Çdo gjë që keni parë në atë video është e inskenuar dhe e menduar më parë nga dy vajzat”, – I përgjigjet Merita pyetjes se cila është e vërteta e videos. “Këto vajza erdhën në sallonin tim dhe kërkuan trajtim për flokët e tyre. Fillimisht filluan të flisnin me tone të larta, më pas përdorën fjalor banal brenda ambjenteve e në fund, pasi morën shërbimin e kërkuar shfaqën pakënaqësi. Paçka se ne bëmë një punë perfekte, ato u shprehën se nuk do të na paguanin për punën e bërë. Por përkundrazi, ne duhet të paguanim ato. E gjithë kjo është thënë me zë të lartë e me një fjalor jashtë çdo etike.”.

Ajo shton: “Në atë moment, ne gjendeshim jashtë, te dera e parukerisë dhe I kam kërkuar të futen brenda e ta sqaronim të gjithë bisedën, por fjalori I tyre nuk la vend për një gjë të tillë. Pas kësaj, një djalë, të cilin nuk e njoh e që mund të ketë qenë ndonjë I njohur, I afërm, I dashur apo bashkëshort I vajzave, vjen aty te ne dhe unë I kërkoj t’i largojë nga ambjentet e sallonit tim. Pastaj ka ndodhur edhe momenti që është filmuar, ku ai I ka kapur prej flokësh dhe ngjarja rrodhi ashtu siç u pa në video. Ne njoftuam policinë, të cilët dërguan menjëherë në rajon vajzat dhe ngjarja u mbyll paqësisht.”

 

Pyetur nga Blitz.al për akuzat e prostituimit, apo për djem të armatosur në sallon, Merja përgjigjet: “Ky është kulmi me çfarë po lexoj nga media e portale të ndryshme, të cilat me mungesë profesionalizmi janë gati të dëmtojnë dhe prishin biznesin e ngritur me kaq mund. Përsa I përket akuzave të tjera, një gjë e tillë nuk ka ndodhur e nuk ndodh kurrë në sallonin ‘Merita’, madje unë kam meshkuj në ambjentet e sallonit, por janë thjesht punëtorë.”

Pas së gjithave, drejtuesja e sallonit shprehet se çdo gjë ia lë në dorë të drejtësisë, pasi e gjitha është lojë e organizuar nga të tjerë: “Salloni im është ndër më seriozët dhe klientela ime e vërteton këtë gjë. E gjithë kjo histori nuk është gjë tjetër veçse një lojë e paskrupullt e krijuar nga të tjerë, xhelozë nga puna jonë, shkakun e së cilës e dinë vetëm ata. Unë di të them se çdo gjë mbetet në dorë të autoriteteve dhe drejtësisë, pasi ne kemi prova të mjaftueshme për të vërtetuar gjithçka.”

Merita e mbyll pronocimin e saj për Blitz.al duke thënë se salloni I saj do të jetë gjithmonë një “shtëpi e dytë” për vajza të çfarëdolloj moshe.

Komento
Shperndaje