Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Flet menaxheri i “On Records” mbi largimin e Baby G nga labeli dhe marrëdhënien e tyre sot

(Ekskluzive) Flet menaxheri i “On Records” mbi largimin e Baby G nga labeli dhe marrëdhënien e tyre sot
August 16
13:25 2017

Këto ditët e fundit është shkruar kudo në portale, sidomos në ato rozë, se këngëtarja Baby G është shkëputur nga labeli “On Records” dhe ka nisur menjëherë të konfliktohet me ish-kolegët e grupit si dhe stafin menaxhues.

Duke qenë se gjithçka shkruhej mbetej në kuadrin e thashethemeve, ne të Blitz.al vendosëm që të komunikonim personalisht me menaxherin e labelit të “On Records”, Meti Elshani, për të marrë vesh të vërtetën. Për Blitz.al, menaxheri u shpreh: “Është e vërtetë që Baby G është shkëputur nga ne, por kjo ka ndodhur pjesërisht. Që do të thotë për sa i përket tregut internacional vazhdojmë ta menaxhojmë ne, ndërsa për sa u përket koncerteve në vendet shqipfolëse menaxhohet nga një tjetër person që është rënë në marrëveshje nga ne”, –  ka përfunduar ai, ndërkohë që pyetjes tonë nëse ka pasur ndonjë konflikt me Baby G ai është shprehur: “Jo, jo, aspak. Stafi menaxhues nuk ka pasur asnjëherë konflikte me të për asnjë arsye. Është e gjitha një marrëveshje e bërë me dëshirë dhe pranimin tonë…”, – është shprehur menaxheri i “On Records” për Blitz.al, duke shuar kështu të gjitha aludimet se diçka po ngatërrohej në grupimin e tyre muzikor.

Ndërkohë mos të harrojmë se pjesë e “On Records” janë disa nga të rinjtë më të talentuar të momentit si Mozzik, Kida, Getinjo, të cilët kanë korrur sukseset e tyre këtë sezon veror me koncertet që kanë mbajtur. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje