Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Flet menaxheri i Mozzik për incidentin në Podujevë

(Ekskluzive) Flet menaxheri i Mozzik për incidentin në Podujevë
July 28
16:03 2016

Ditën e sotme, në rrjetet sociale e portale të ndryshme qarkulloi lajmi i një incidenti në një lokal nate në Podujevë, ku performonca e këngëtarëve të “On Records”, Kida, Mozzik dhe Gettinjo është ndërprerë nga hedhja e koktejleve molotov.

Nga portale të ndryshme është thënë se personi përgjegjës për këtë ngjarje është reperi Readi, i cili, sipas tyre është i njohur për konfliktin me Mozzik. Ata kanë shtuar se Readi, përveçse ka prishur koncertin, ka lënë të plagosur edhe dy persona.

Blitz.al kontaktoi me menaxherin e këngëtarëve, Mehmet Elshani, i cili ka treguar se si qëndron e vërteta lidhur me këtë ngjarje.

“Ne nuk e dimë se kush është Readi për të cilin shkruajnë portalet, por di të them se ne kemi pasur një koncert të mrekullueshëm mbrëmë në Podujevë, ku këngëtarët tanë kanë dhuruar një spektakël të vërtetë përballë një publiku akoma më të mrekullueshëm. Kjo gjë mund të shihet qartë edhe në rrjetet tona sociale”, – shprehet menaxheri i “On Records”.

Sipas tij, gjatë kohës që këngëtarët kanë qenë në skenë, çdo gjë ka shkuar mirë dhe pa asnjë incident.

 

Komento
Shperndaje