Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Flet Ermal Mamaqi mbi thashethemet për largimin nga Digitalb

(Ekskluzive) Flet Ermal Mamaqi mbi thashethemet për largimin nga Digitalb
June 01
13:57 2016

Ermali është një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar dhe ndiqet masivisht jo vetëm në television por dhe në rrjete sociale dhe është shqipëtari me më shumë fansa në Facebook.

Shumë e simpatizojnë dhe e ndjekin emisionin “6 ditë pa Ermalin”, që transmetohet mbrëmjen e të premteve në kanalin “T” në Digitalb. Një emision satirik që është mirëpritur nga publiku, madje ka qenë vetë ai që i ka vendosur titullin. Mirëpo është duke qarkulluar lajmi se emisioni  nuk do të shfaqet më në kanalin e Digitalb.

I kontaktuar nga Blitz. al   Ermal Mamaqi ka konfirmuar se emisioni i tij në sezonin e ri në shtator,  nuk do të shfaqet më  në Digitalb por në televizionin Klan. Mesa duket gjithçka është vendosur dhe pritet që sezonin e ri çdo të shtunë në orën 20:00, “6 ditë pa Ermalin” do mund ta shihni në Tv Klan.

Komento
Shperndaje