Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Flet burri i Adrola Dushit: E vërteta e ndarjes time nga Adrola…

(Ekskluzive) Flet burri i Adrola Dushit: E vërteta e ndarjes time nga Adrola…
September 27
13:12 2016

Ka bërë jo pak bujë lajmi se ish-miss Shqipëria, Adrola Dushi dhe bashkëshorti i saj Adis Patushi, pas disa konflikteve dhe mosmarrëveshjeve kanë vendosur të ndahen dhe nisur nga kjo Adrola së bashku me djalin e tyre janë larguar drejt SHBA-ve.

Menjëherë pas këtij momenti thashethemet u shpërndanë shpejt në portale online dhe rrjete sociale, por asnjëherë, as Adrola dhe as bashkëshorti i saj, nuk kanë ndarë asnjë mendim në publik.

Blitz.al ka kontaktuar me vetë bashkëshortin e Adrolës, Adisin, për të marrë përgjigjen e tij lidhur me këto thashetheme. Ekskluzivisht për Blitz.al, Adisi na ka rrëfyer se të gjitha këto lajme janë të mbushura me fjalë boshe dhe më pas ka shtuar: “Thjesht Adrola është në Amerikë për punë dhe unë po pres të më dalin letrat…”. Me këtë, Adisi ka treguar për Blitz.al se është thjesht çështje kohe që ai të bashkohet sërish me pjesën tjetër të familjes dhe të qëndrojë pranë tyre.

Kujtojmë se para disa kohësh, Adisi ka komentuar në një nga fotografitë e Adrolës: “Je femra më e bukur në planet…”.

Nuk kemi ç’të shtojmë gjë tjetër, veçse të urojmë që çifti të vazhdojë lumturisht lidhjen pasi janë shumë të bukur bashkë! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje