Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Flaka Krelani, pjesë e një filmi të huaj

(Ekskluzive) Flaka Krelani, pjesë e një filmi të huaj
June 03
18:03 2016

Jo rrallë herë zëri i këngëtarëve shqiptarë ka tërhequr vëmendjen e producentëve e regjisorëve të huaj, qofshin këta nga rajoni, kontinenti apo bota.
Këtë herë është Flaka Krelani, e cila ka treguar ekskluzivisht për Blitz.al, se është e përzgjedhura për të kënduar kolonën zanore të një filmi slloven, që titullohet “Ëndërr”.

“Filmi është një realizim nga regjisori Bostjan Slatensek dhe me producent Uros Gorican”, – ka thënë Flaka. Më pas ajo ka shtuar: “Teksti i këngës është shkruar nga vokalisti i grupit Troja, Bujar Berisha, dhe është regjistruar në një studio në Slloveni”.

Pyetjes së Blitz.al rreth tematikës së këngës, Krelani i është përgjigjur se kënga është një pasqyrim i realitetit kosovar: se si qytetarët e Kosovës së pasluftës jetojnë dhe si e përdorin lirinë e tyre. Ajo ka shtuar se kënga do të tregojë edhe një realitet tjetër, realitet ku qytetarët kosovarë nuk jetojnë më mirë sesa para luftës, ku rinia kosovare është e zhgënjyer nga jeta aty.

Filmi, në të cilin Flaka është pjesë si këngëtare e kolonës zanore, do të dalë në kinematë ballkanike dhe europiane shumë shpejt.
Ç’mund të themi për Flakën veçse: Bravo!

Etiketimet
Shperndaje