Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Fjolla Morina e dashuruar me djalin nga Tirana. Ja cili është ai

(Ekskluzive) Fjolla Morina e dashuruar me djalin nga Tirana. Ja cili është ai
January 12
19:22 2017

Historitë e dashurisë janë ato që tërheqin më shumë vëmendjen e publikut dhe të preferuarat e medias rozë në të njëjtë kohë. Këtë herë do të sjellim një tjetër histori dashurie, që jemi të bindur se do t’ju pëlqejë shumë.

Bëhet fjalë për këngëtaren seksi nga Kosova, Fjolla Morina, e cila ka nisur një histori të re dashurie me një djalë nga Tirana. Burime për Blitz.al bëjnë me dije se ai quhet Geri dhe është 24 vjeç. Burime pranë çiftit konfirmojnë gjithashtu se ata janë prej disa muajsh në lidhje me njëri-tjetrin.

Viti që lamë pas ka qenë jo fort i suksesshëm për këngëtaren e hitit “Fb” sa u përket historive të saj të dashurisë, ndaj urojmë që lidhja me djaloshin nga Tirana të jetë sa më e gjatë dhe e lumtur.

Aktualisht Fjolla ndodhet në Maldive me nënën dhe vajzat e saj./Blitz.al

Komento
Shperndaje