Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Fiori Dardha konfirmon: “Po, nuk do të jem më pjesë e Fiks Fare”

(Ekskluzive) Fiori Dardha konfirmon: “Po, nuk do të jem më pjesë e Fiks Fare”
August 23
15:20 2016

Në faqen e Olti Currit, u publikua para pak minutash lajmi se Fiori Dardha dhe Gent Pjetri do të largoheshin nga drejtimi i emisionit investigativ, “Fiks Fare” dhe do të zëvendësohen nga dy aktorët e “Pa Limit”, Devis Muka dhe Dorian Ramalliu.

“Është lajm i minutave të fundit nga lëvizjet e reja në programacionin e TCH, ku mësohet se dyshja e konsoliduar e ‘Fiks Fare’, Fiori dhe Doktori nuk do të jenë më në drejtimin e këtij emisioni.

Mësohet nga zëra brenda redaksisë se çifti i prezantuesve do të zëvendësohet me dy aktorët që bënin pjesë tek grupi i lojrave në “Pa limit”, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu.”, – shkruan Curri në Facebook.

Blitz.al ka kontaktuar me moderatoren, Fiori Dardha, e cila ka konfirmuar lajmin e publikuar pak më parë për largimin e saj nga “Fiks Fare”.

“Po, konfirmoj largimin tim nga “Fiks Fare”. Për momentin nuk dua të prononcohem më tepër.”, – tregon për Blitz.al, Fiori.

Shperndaje