Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Ermal Mamaqi tregon se çfarë do të bëjë modelja hot në emisionin e tij

(Ekskluzive) Ermal Mamaqi  tregon se çfarë  do të bëjë modelja hot në emisionin e tij
July 30
00:25 2016

E mbani mend videon që Ermal Mamaqi publikoi me modelen, Kristin Prengajn?

Ne kemi mësuar se nuk do të jetë hera e parë dhe e fundit që do t’i shohim të dy pranë.

Blitz.al ka zbuluar një foto nga spoti i emisionit të ri të Ermalit, i cili do të transmetohet në televizionin Klan tashmë, ku shfaqet Kristin topless e shtrirë në shezlon, duke treguar trupin e saj “hot”.

Pyetur nga Blitz.al, se çfarë do të bëjë Kristin në emision, Ermali (si gjithmonë) u përgjigj me një batutë duke thënë se modelja do t’I bëjë fresk atij dhe do të gëzojë stafin e Klan-it me rroba banjo.

Një gjë është e sigurt: Stafi I Klan Tv-së nuk do të jenë të vetmit që do të gëzohen.

Komento
Shperndaje