Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Ermal Fejzullahu: Së shpejti bashkëpunim me 2po2

(Ekskluzive) Ermal Fejzullahu: Së shpejti bashkëpunim me 2po2
November 26
21:14 2016

I ftuari i radhës në rubrikën e intervistës në emisionin “Thumb” ka qenë këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu. Ermali ka zbuluar të rejat e fundit lidhur me karrierën e tij, si dhe dy bashkëpunime që shumë shpejt do të lançohen për të gjithë publikun.

Ashtu si edhe është paralajmëruar, Ermali do të vijë në një bashkëpunim për herë të dytë me këngëtaren Nora Istrefi. Ekskluzivisht për “Thumb”, ai ka zbuluar se është duke përgatitur gjithashtu një këngë me reperin 2po2.

“Kam një bashkëpunim me Nora Istrefi  dhe një me 2po2. Bëhet fjalë për diçka ndryshe nga ç’kam kënduar deri tani. Flet për njerëzit e maskuar, ku ne u themi t’i heqin maskat dhe të jetojnë jetën si duhet. Kënga do të jetë pjesë e albumit të Besnikut”,- ka treguar këngëtari i njohur.

Ermali pak ditë më parë ka publikuar projektin e tij me titull “Ai nuk ka me t’dasht si unë”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje