Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Era Istrefi shkon shumë larg, performon për një nga kompanitë më të mëdha në botë

(Ekskluzive) Era Istrefi shkon shumë larg, performon për një nga kompanitë më të mëdha në botë
September 02
13:30 2016

Këngëtarja Era Istrefi është ende duke shijuar suksesin e këngës së saj “BonBon”. Pasi është ftuar në disa evente botërore dhe ka kënduar “live” në një sërë emisionesh radiofonike dhe televizive, duket se Era është duke e shtruar me kujdes dhe ashtu siç duhet rrugën e saj drejt suksesit të mëtejshëm.

Vetëm pak më parë ajo ka postuar në rrjetin social Instagram një fotografi ku vihen re disa kufje me emrin e saj të gdhendur në to. Këto janë kufjet që zakonisht përdorin këngëtarët në performanca “live”. Bukuroshja Istrefi nuk ka dashur të tregojë shumë detaje rreth kësaj, por vetëm është shprehur se i pëlqejnë shumë kufjet e saj të reja.

Ndërkohë, Blitz.al ka kontaktuar me menaxherin e Erës, Faton Shoshin, për të kuptuar se çfarë fshihet pas kësaj fotoje. Ai ka treguar ekskluzivisht për Blitz.al se Era është duke u bërë gati për turin e kompanisë prestigjioze “Coca-Cola”. Këngëtarja është ftuar nga kompania dhe do të performojë gjatë gjithë kohës vetëm në skenë. /Blitz.al/

Era Istrefi - Instagram

Komento
Shperndaje