Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Dyfish surprizë: Enca do t’i bashkohet Daddy Yankee-it për një koncert madhështor!

(Ekskluzive) Dyfish surprizë: Enca do t’i bashkohet Daddy Yankee-it për një koncert madhështor!
July 20
08:55 2018

Siç dhe mund ta keni marrë vesh që prej fillimit të sezonit veror nga njoftimet e Bashkisë Tiranë, këngëtari i hiteve reggaeton Dura, Gasolina e Despacito, është gati të japë shfaqjen e tij të parë në Tiranë. në datën 27 korrik tek sheshi Skënderbej, i cili do të transformohet për 1 super koncert me “Daddy Yankee”.

Por siç duket, Daddy Yankee dhe stafi menaxhues i këtij koncerti kanë dashur që të bashkohet në skenë edhe një këngëtare shqiptare që të plotësojë të gjitha parametrat e një performance gjigande. Burime ekskluzive për Blitz.al bëjnë me dije se do të jetë pikërisht Enca ajo që do t’i bashkohet koncertit të 27 korrikut duke dhënë një performancë të hiteve të saj.

Kjo në fakt është hera e parë që do ta shohim Encën të mbajë një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Me herët se Blitz.al të zbulonte se do të jetë Enca ajo që do të performojë përpara se në skenë të ngjitet Daddy Yankee, këngëtarja i rrëfeu të gjithë fansave të saj në Instastory se shumë shpejt do ta shihnin në një koncert në një shesh në Tiranë.

“Shumë shpejt do të performoj për herë të parë në Tiranë, sheshi “Skënderbej”. Do të jetë një nga koncertet më specialë që do të mbahet ndonjëherë në Tiranë, diçka larg të zakonshmes” – ka shkruar Enca duke na kuriozuar edhe më tepër.

Enca dhe Daddy Yankee priten të mbledhin mijëra ndjekës në shesh mbrëmjen e 27 korrikut ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse të fillojmë numërimin mbrapsh. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje