Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Detaje të kontratës së Kastro Zizos

(Ekskluzive) Detaje të kontratës së Kastro Zizos
April 08
11:50 2016

Mëngjesin e sotëm, kantautori Kastro Zizo ka ndarë një lajm shumë të mirë me miqtë e tij në rrjetet sociale. Ai ka njoftuar se do të jetë pjesë e një shtëpie diskografike me qendër në New York. I pyetur nga Blitz.al, Kastro ka shpjeguar detaje të kësaj kontrate.

“360M Records është një kompani me seli në New York. Ajo merr në menaxhim artistë të afirmuar të shteteve të ndryshme, por edhe talente të reja. Menaxhimi i saj është bazik, sepse ka kontrata bashkëpunimi me mbi 10000 DJ dhe media nëpër botë. Merr përsipër çdo shitje në internet, duke përfshirë iTunes, Beatport, Ebay etj. Unë sapo kam nënshkruar një kontratë dyvjeçare”,- ka thënë Kastro Zizo.

Diçka tjetër që ka shtuar ai ka të bëjë me faktin se kjo kompani është kyçe për “Grammy”-s, por le të mos shkojmë aq larg pasi jemi vetëm në fillim. Avantazhi është që mund të sigurojnë bashkëpunime me artistë në SHBA, të afirmuar.

Një tjetër artist shqiptar që është pjesë e “360 M” është Bojken Lako, i cili pa nga afër ndarjen e çmimeve “Grammy” pak kohë më parë. Mbështetja financiare, marketingu i duhur dhe touret në SHBA, janë detaje të tjera të kontratës me këtë kompani që ne ja urojmë me gjithë zemër Kastros dhe kujtdo që ka firmosur apo do të firmosë në të ardhmen.

Etiketimet
Shperndaje