Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Çiljeta: “E vërteta e ndarjes sime”

(Ekskluzive) Çiljeta: “E vërteta e ndarjes sime”
April 10
14:25 2016

Deklarata e kryeredaktorit të revistës “Who”, Eraldo Rexho, në “E diell” se Çiljeta tashmë është single, ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe portaleve online. Blitz.al ka kontaktuar me Çiljeta Xhilagën duke i marrë deklaratën e parë dhe të vetme rreth lajmit që po qarkullon, për të mësuar më tepër rreth kësaj historie.

Çili është treguar e hapur me ne, duke na rrëfyer se nuk e dinte që telefonata po ndodhte gjatë një transmetimi “live”, por gjithsesi nuk ka asgjë për të fshehur rreth kësaj teme. Ajo konfirmoi për Bliz.al se ka disa muaj që është ndarë nga babai i Fernandos. “Ky vendim ka ardhur si pasojë e largësisë, pasi nuk e përballonim dot këtë marrëdhënie në distancë duke qenë se unë kisha angazhimet e mia dhe ai të vetat”,- ka treguar këngëtarja.

“Nuk po gjenim  një rrugë të mesme për të vendosur bashkëjetesën dhe kjo e bën shumë të vështirë një marrëdhënie. Tani që ndarja u bë publike dua t’ju them që unë nuk e vuaj këtë gjë, marrëdhënia jonë shpirtërore kishte marrë fund, kështu që ka kaluar kjo pjesë. Pak më parë patëm një debat të vogël, pasi ai dëshiron ta marrë me vete Fernandon për një periudhë kohore prej dy javësh, por unë nuk rri larg tij. Fernandos nuk do t’ i ndryshojë asnjë gjë në jetën e tij pasi ai ka jetuar që nga lindja me mua. Prania e të atit nuk ka për t’i munguar kurrë, ashtu siç ka ndodhur deri tani. Fernando nuk e ka ndierë asnjëherë mungesën e të atit pasi ai ka qenë gjithnjë prezent. Pavarësisht marrëdhënies sonë duam që të dy të jemi pjesë e jetës së tij”,- ka shtuar Çiljeta.

E pyetur nga Blitz.al nëse situata sentimentale aktuale mund të paraprijë ndonjë baladë prej saj, ajo është përgjigjur se zgjedhjet muzikore nuk kanë lidhje me situatat shpirtërore. “Aktualisht kam shumë koncerte në program e shumë shpejt do të sjell dy këngë të reja, të dyja bashkëpunime. Njëra nga këngët titullohet “Mama Lover” dhe do të jetë në bashkëpunim me Noizy-n, ndërsa tjetra me Armend Ademin, “teaser”-in e së cilës e kemi lançuar pak ditë më parë”.

Edhe pse marrëdhënia e Çilit me babain e Fernandos është diskutuar gjatë, ajo gjithnjë ka ditur të zbulojë aq sa duhet, duke qenë paksa e rezervuar rreth privatësisë së saj.

 

Komento
Shperndaje