Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Bie një mit! Çiljeta e zvogëloi gjoksin!

(Ekskluzive) Bie një mit! Çiljeta e zvogëloi gjoksin!
June 08
11:50 2016

E kush do ta mendonte se Çiljeta, – një prej femrave më seksi të muzikës shqiptare – do ta mbante premtimin e zvogëlimit të gjoksit, këtë lajm të shumëpërfolur prej disa muajsh tashmë?

Burime të sigurta të Blitz.al konfirmojnë se këto ditë Çiljeta ka kryer ndërhyrjen në një nga klinikat më të mira në qytetin e Romës, aty ku shumë personazhe VIP kanë zgjedhur të kryejnë ndërhyrje të llojeve të ndryshme.

Sipas informacioneve të marra këngëtarja e ka zvogëluar gjoksin deri në masën 3. Ashtu si Çili shpesh e ka shprehur nëpër intevista, ky hap është marrë si pasojë e problemeve me shpinën, e jo për arsye estetike.

Sigurisht që shumë ndjekës të saj do jenë zhgënjyer tashmë, ama duke i uruar asaj shëndet, themi me bindje se Çili do të vazhdojë të jetë ‘ikona seksi’ edhe për shumë vite të tjera.

Komento
Etiketimet
Shperndaje