Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Bashkëpunimi i Era Istrefit me Nicki Minaj? Trillim i mediave!

(Ekskluzive) Bashkëpunimi i Era Istrefit me Nicki Minaj? Trillim i mediave!
April 11
11:21 2016

Ditët e fundit është shkruar në shumë media për një bashkëpunim mes këngëtares Era Istrefi dhe yllit botëror Nicki Minaj. Lajmi ka mbetur ende në kuadrin e thashethemit, pasi as Era dhe as stafi i saj i menaxhimit nuk janë prononcuar në lidhje me këtë. Megjithatë, burime shumë të afërta pranë këngëtares kanë thënë ekskluzivisht për Blitz.al se lajmi nuk është aspak i vërtetë. I vërtetë është lajmi që pas publikimit të versionit anglisht të këngës “Bon Bon”, kënga e dytë që do të realizojë Era për tregun amerikan është një bashkëpunim, por jo me Nicki Minaj. Të njëjtat burime për Blitz.al konfirmojnë se për momentin po diskutohen emrat e tre artistëve shumë të famshëm, megjithatë, për sa kohë që Era ende nuk ka zgjedhur, emrat nuk bëhen publikë. Është i sigurtë fakti që zgjedhja është lënë e gjitha në dorë të Erës dhe stafit të saj të menaxhimit, të cilët do të bëjnë përzgjedhjen jo vetëm në bazë të preferencave, por edhe të përshtatjes vokale dhe artistike mes këngëtarëve.

Për momentin Era ndodhet në Kosovë, por brenda pak ditësh ajo do të fluturojë drejt Los Angeles, ku do të finalizohet edhe projekti i shumëpritur jo vetëm nga fansat e këngëtares në Shqipëri e Kosovë, por edhe në Amerikë. Dhe duke ditur që deri sot Era Istrefi nuk na ka zhgënjyer kurrë me këngët e saj, jemi të sigurt që edhe këtë herë kënga do të jetë një sukses i padiskutuar. Nuk na mbetet veçse të themi: Shpejt Era, se mezi po presim ne!

Komento
Etiketimet
Shperndaje