Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Balerina e njohur shqiptare, në pritje të ëmbël

September 06
16:50 2016

olti

Duket se ky vit ka qenë i mbarë për disa nga vajzat e showbizz-it shqiptar, duke qenë se ato janë në pritje të ëmbël. Njëra nga këto është edhe balerina simpatike e TOB-it, por që publiku është mësuar më së shumti ta shohë si një balerinë profesioniste në “Dancing with the Stars”, Lori Bala.

Lori dhe Dj Olti, një nga DJ-të më të njohur të Top Albania Radios, si dhe menaxher i këngëtarit Alban Skënderaj, prej disa vitesh janë në një lidhje dahurie.

Nga burime të sigurta për Blitz.al, është konfrimuar se dashuria e tyre do të zyrtarizohet edhe me ardhjen në jetë të një bebeje që çifti po e pret me padurim. Të njëjtat burime kanë thënë për Blitz.al se Lori Bala është aktualisht në muajin e katërt të shtatzënisë dhe çifti do të bekohet me një vajzë.

Ne i urojmë balerinës së talentuar një rrugëtim sa më të mbarë deri në lindjen e fëmijës dhe ta shijojë në maksimum këtë periudhë të shenjtë në jetën e saj! /Blitz.al/

oltii

Shperndaje