Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Alban Skënderaj dhe menaxheri i tij janë shëndoshë e mirë

(Ekskluzive) Alban Skënderaj dhe menaxheri i tij janë shëndoshë e mirë
July 06
12:13 2016

Lajmi se dy nga figurat më të dashura të ekranit, Ermal Mamaqi dhe Alban Skënderaj ishin aksidentuar  me makinë shkaktoi jo pak panik në mediat online. I kontaktuar nga Blitz.al menaxheri i këngëtarit, Olti Kazaferi, konfirmoi se në fakt ka patur një aksident, por Albani nuk ka qenë në atë automjet. Ata ndodhen në një hotel në Shkup dhe janë shëndoshë e mirë.

Të dy këngëtarët kanë qenë të ftuar në një lokal në Shkup për festën e Bajramit ku kanë performuar dhe Ermal Mamaqi është kthyer menjëherë pas koncertit në Tiranë. Nga pamjet e publikuara në internet duket se bëhet fjalë për një aksident të rëndë, por fatmirësisht moderatori i “6 ditë pa Ermalin”  nuk është lënduar.

Shperndaje