Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Ekskluzive) Adi Krasta rikthehet në Top Channel

(Ekskluzive) Adi Krasta rikthehet në Top Channel
October 14
09:33 2016

Një nga moderatorët më të njohur të publikut shqiptar, Adi Krasta, prej disa kohësh ka qëndruar larg televizionit por mesa duket ai ka vendosur të kthehet përsëri. Edhe këtë herë ai ka zgjedhur sërish  ekranin e Top Channel, ku para disa vitesh drejtonte emisionin e të dielës, “E diell”.

Moderatori Krasta do të realizojë një program të ri autorial dhe mund të kthehet në programin që drejtonte dikur. Negociatat për rikthimin e tij janë udhëhequr nga vetë presidentja e Top Medias, Vjollca Hoxha. Kjo ka qenë një lëvizje tjetër strategjike e presidentes për të rikthyer në ekran figura të rëndësishme të medias, siç është edhe Krasta, të cilët pëlqehen dhe ndiqen nga një audiencë e gjerë.

Ajo ç’ka mund të themi me siguri është fakti se profesionalizmi dhe mënyra se si Adi Krasta bën televizion dhe spektakël  do të bashkohen edhe me pëlqyeshmërinë e madhe që ka nga publiku shqiptar, elemente këto që do të garantojnë një program të suksesshëm./Blitz.al/

Komento
Shperndaje