Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Eksklusive) Ledion Liço: Dua Lipa në “Top Awards”? Fatkeqësisht jo!

(Eksklusive) Ledion Liço: Dua Lipa në “Top Awards”? Fatkeqësisht jo!
May 27
09:54 2016

Mbrëmjen e djeshme stafi i “Top Awards” ka organizuar një “Nomination Party” ku janë shpallur të gjithë kandidaturat e kategorive përkatëse. Sigurisht në këtë festë nuk mund të mungonin edhe organizatorët e këtij eventi. Blitz.al ka qenë atje dhe ka mundur të marrë intervista ekskluzive tek të pranishmit. Ledion Liço, i cili është edhe organizator edhe moderator i eventit ka dhënë një intervistë për Blitz.al, ku ka zbuluar disa detaje mbi finalen e madhe që pritet të mbahet në 24 qershor në Pallatin e Kongreseve.

Ledioni na ka rrëfyer se po bëhet një punë shumë e madhe për të finalizuar një produkt të mirë. “Kemi një javë që punojmë 24 orë në ditë dhe kemi harruar madje dhe të flemë, por duhet thënë se është një ndjesi e bukur kur shikon njerëz të mbledhur bashkë, koleg të vjetër e të rinj. Puna për finalen e madhe ka filluar, këto do të jenë 28 ditët më të vështira për të gjithë stafin, unë jam vetëm 1 nga 100 të tjerë që po punojnë fort për këtë…” – ka thënë ndër të tjera Ledioni.

Pyetur nga Blitz.al për shijet e tij personale përsa i përket të gjithë këngëtarëve që marrin pjesë në Top Awards Ledioni i është përgjigjur: “Përsa i përket shijeve të mia personale, nuk i kam komerciale, artistët e mi të preferuar vijnë nga këngët që janë të nominuara për ‘Këngën Avangard’ si Edona Makoçi, Era Istrefi por duhet thënë se më pëlqen shumë edhe ‘Asgjë sikur Dielli’ nga kategoria e “Grupit më të mirë”. Ledioni më tej nuk e ka zbuluar pjesëmarrjen e Era Istrefit në finalen e madhe të Top Awards, por ka preferuar të lërë surprizë deri më 24 Qershor.

Së fundmi, pyetjes së Blitz.al nëse Dua Lipa, këngëtarja me orgjinë shqiptare që është përfolur aq shumë se do të jetë pjesë e finales për një performancë speciale do të jetë apo jo prezente në 24 qershor, Ledioni i është përgjigjur: “Dua t’ju them diçka ekskluzive, Dua Lipa do të ishte pjesë e finales së madhe të Top Awards, por ajo nuk do të mundet të vijë sepse në 25 qershor mbahet një festival shumë i rëndësishëm për të “GlastonBury Festival 2016” dhe ajo duhet të jetë me patjetër atje në atë datë” – ka përfunduar Ledioni duke falënderuar gjithashtu të gjithë ndjekësit dhe dashamirësit e Top Awards.

Shperndaje