Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ejona dhe Ademi: “I shitëm unazat në një moment vështirësie”

Ejona dhe Ademi: “I shitëm unazat në një moment vështirësie”
April 09
14:20 2017

Një natë pasi dolën nga “Big Brother”, Ejona dhe Ademi kanë folur në emisionin e “Fan Club”, ku kanë treguar pse dolën dhe eksperiencën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Një prej veprimeve që mendohet se ka penalizuar çiftin është shitja e sendeve të vlefshme familjare për të mbushur nevojat ekonomike kur ishin në vështirësi.

Brenda shtëpisë, Ejona kishte pranuar se kishte shitur unazën e martesës dhe byzylykun e nënës së ndjerë për të plotësuar disa probleme ekonomike, por në “Fan Club”, Ejona tha:

“Kemi aftësi ta mbushim llogarinë tonë bankare në sajë të punës sonë dhe jo të një emisioni. Nuk ishte ky qëllimi jonë. I shitëm unazat dhe sendet me vlerë pasi ishte një moment kur ishim në vështirësi, kur erdhëm në Tiranë dhe ishim me qira. Por tani i kemi kaluar ato vështirësi”.

Më tej Ademi dhe Ejona i siguruan panelin se kanë të ardhura sepse Ademi do të jetë që të nesërmen në punë dhe vetë Ejona ka disa burime alternative të ardhurash, që ajo preferoi të mos i bëjë me dije për momentin. /Blitz.al/

Shperndaje