Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Einxhel Shkira revoltohet kundër Floriana Garos? “Ju njoh mirë ju që aspironi për “Shën Maria”…”

Einxhel Shkira revoltohet kundër Floriana Garos? “Ju njoh mirë ju që aspironi për “Shën Maria”…”
September 22
14:33 2016

Moderatorja Einxhel Shkira shpesh vihet në qendër të vëmendjes për natyrën e saj karizmatike, rebele dhe të sinqertë që e transmeton edhe në dalje publike. Të martën në mbrëmje, ajo dhe figura të tjera publike kanë qenë të ftuar në emisionin “Opinion”, ku kanë folur rreth modeleve të të rinjve. Shkira ka dhënë opinione pro këngëtarëve Noizy dhe Enca, duke thënë se ata duhet të merren shembull për faktin se që në moshë të re kanë punuar shumë për të qenë aty ku janë sot. Ndërkohë përballë saj në panel ka qenë moderatorja Floriana Garo, e cila ka qenë kundër këtij mendimi, duke theksuar se shembujt duhet të vijnë nga personazhe të cilët transmetojnë vlera.

Pikërisht ky moment duket se i ka mbetur në mendje Einxhelit, e cila nisur nga kjo ka vendosur të bëjë një shkrim të gjatë, në formë opinioni dhe e ka publikuar në llogarinë e saj në Facebook. Ajo nuk i ka vendosur emër konkret këtij shkrimi, por nga konteksti mund të themi se këto fjalë i janë referuar pikërisht Garos. Megjithatë, kjo mbetet për t’u konfirmuar nga vetë Einxheli.

Pasi ka falënderuar ndjekësit për fjalët e mira, ajo ka shkruar: “Sa për ata që i mbyt negativiteti jo vetëm për së largu, por edhe ballë për ballë, dua t’u them sot këtu, nëpërmjet kësaj hapësirës time të vogël virtuale, që po të isha një person që intimidohem nga mendimet tuaja apo sulmet tuaja s’do të isha fare këtu sot, por do të bëja ndonjë punë tjetër…”.

Ndërkohë që nuk ka nguruar të theksojë se të bësh “vajzën e mirë” në media është gjëja më e thjeshtë, duke i quajtur personat që vendosin ta bëjnë këtë gjë si hipokritë: “Ju njoh mirëëë! Ju njoh shummmmëëë mirë juve që më dilni përballë e aspironi për të qenë “Shën Mëria” duke më shitur moral, mua dhe gjithë atyre që na ndjekin. Kur doni edhe ju ta shisni veten për shenjtore, s’e di ç’u mbetet atyre që janë me vërtet të tillë. Të bësh vajzën e mirë në media është gjëja më e thjeshtë në botë, të mbash një fjalim klishe me përgjigje standarde është metoda më e lehtë për t’u përgjigjur dhe t’u thuash njerëzve atë që duan të dëgjojnë dhe vetëm atë që arrijnë të perceptojnë është hipokrizia juaj më e madhe, madje edhe të bëhesh e keqe është e lehtë, por të jesh vetvetja në 2016-n është bërë misioni më i vështirë në këtë botë”.

Më pas, në shkrim Einxhel është shprehur e revoltuar se në fakt vajzat që “shesin moral” në televizion bëjnë komplet një tjetër jetë prapa: “Dua të theksoj për të gjithë ata që paragjykojnë ato çka them dhe bëj, unë apo shumë të tjerë, që s’ju pëlqekan juve të dashura “intelektuhale”: As mua s’më pëlqen jeta e degjeneruar që bëni ju fshehurazi, as mënyra se si keni zgjedhur ju për të arritur aty ku jeni, as pafytyrësia juaj, madje as surrati juaj! Të duash ta ulësh tjetrin për të ngritur veten nuk është vetëbesim, por është një mungesë e theksuar vetëbesimi që, për fat të keq, ju, “të dashura princesha”, e keni me shumicë”, – ka thënë ndër të tjera moderatorja.

Edhe komentuesit kanë dhënë mendimin e tyre poshtë shkrimit të Einxhelit, shumica prej të cilëve e kanë vlerësuar për sinqeritetin e shprehur edhe në dalje publike, ashtu si në jetën e përditshme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje