Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eh, sa 300 foto fshihen pas kësaj zhytjeje! Suada Sherifin e tradhton ky detaj

August 09
09:38 2017

Pak ditë më parë ishte Luana Vjollca ajo që publikoi një foto të tillë duke nxjerrë në pah format e saj të trupit ndërkohë që zhytej në ujërat e detit. Dje ka qenë ish-miss Shqipëria Suada Sherifi ajo që ka publikuar foto duke u zhytur në pishinë.

Suada na ka treguar se pëlqen shumë të notojë, por jo të zhytet tërësisht. Siç të gjithë mund ta kuptojmë për të nxjerrë foton perfekte që më vonë ta publikojmë në rrjete sociale bëhen “disa” prova e mes të gjitha atyre dhe kohës që harxhon, ti poston një apo dy foto të cilat i mendon si më të bukurat.

Për ish-missin s’mund të themi gjë tjetër veçse që duket shumë bukur me bikini dhe si gjithmonë nuk zhgënjen me pamjen e saj. Por një detaj i vogël në postimin e saj në Instastory na ka treguar se për të realizuar këtë foto kaq perfekte, Suadës i është dashur të bëjë shuuumë shkrepje. Në pjesën e poshtme të screenshoot-it që ajo ka publikuar shihet se Suada ka bërë disa herë prova, është zhytur disa herë për të nxjerrë rezultatin që ju shihni. Ndoshta kjo ka qenë dhe arsyeja përse në fund kur i ka publikuar ajo është shprehur se nuk i pëlqen edhe aq të zhytet në ujë./Blitz.al/

Shperndaje