Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Eduart Ndocaj, Ismail Qemali, Xhon Turqit!” Deputeti së shpejti vjen si aktor

July 23
09:59 2016

...

Eduart Ndocaj, deputeti i mazhorancës i cili njihet ndryshe si “kaubojsi” për shkak të kapelës që ai mban, mesa duket do të shfaq një anë tjetër të tijën, në fushën e aktrimit. Pak orë më parë ai ka ndarë me fansat e tij të Facebook-ut disa  foto ku shfaqet duke xhiruar në ambjentet e zyrës së tij. Ndocaj është shprehur se së shpejti do të shfaqet në television edhe si aktor, por se për çfarë bëhet fjalë duhet të presim.

“Sot, siç shihet zyra e deputetit Ndocaj në Shëngjin është kthyer në një shesh xhirimesh! Çfarë po ndodh? Mos deputeti Ndocaj po xhiron një film? Ndoshta Ndocaj është aktori kryesor i një filmi? Së shpejti!!! Deputeti Ndocaj edhe aktor!”- shkruhet në llogarinë e tij në Facebook.

“Eduart Ndocaj, Ismail Qemali, Xhon Turqit! Së shpejti!”

Ndoshta Ndocaj do ti fitojë zemrat e mbështetësve të tij jo vetëm me politikë por edhe me aktrim edhe pse ende nuk dihet nëse roli i tij do të jetë komik. Ajo që mund të themi është se në këtë film deputeti nuk do e ketë kapelën dhe do të pijë rakinë shoqëruar me mezetë, njësoj si në fotot.

Komento
Shperndaje